Ministri Abrashi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të kësaj ministrie janë të kalueshme.

Abrashi poashtu pohoi se në disa vende ka pasur edhe rrëshqitje  të dheut.

“Ka vazhduar puna në pastrimin e borës nëpër rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Po punohet në disa akse ku ka pasur rrëshqitje të dheut që të bëhet pastrimi i rrugëve.

Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë, dhe të gjitha rrugët në Republikën e Kosovës janë të kalueshme.  Vazhdojmë me punë… ”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close