Rama takon homologun grek, Mitsotakis

ATSH/ Kryeministri Edi Rama falënderoi sot për mikpritjen kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa bëri të ditur se gjatë takimit biseduan mbi situatën e COVID-19 dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë tha se shprehëm vullnetin e plotë për ta zhvilluar bashkërisht më tej këtë marrëdhënie strategjike.

“Falënderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkërisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Athinë, ku zhvilloi një drekë pune me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, pas vizitës zyrtare që zhvilloi në Turqi.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close