Reagon LDK-ja pas sondazhit se do të kenë rënie në zgjedhje

Një sondazh i publikuar mbrëmë nga “PIPOS”, thotë se LDK humb vendin e dytë dhe zbret për rreth 10 për qind  krahasuar me zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Sipas sondazhit LDK arrinë t’i fitojë 15.7 %, ndërsa vendin e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 40.1%, e dyta është PDK me 20.8%.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i beson sondazheve të tilla.

Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova ka thënë se ai është i prirë t’i besoj sondazheve të bëra nga organizatat dhe institucionet e profesionalizuara.

Sipas Rugovës, më 14 shkurt do të merren të gjitha përgjigjet.

“Unë jam i prirë të ju besoj sondazheve të bëra nga organizata dhe institucione të profesionalizuara që përdorin metodologji dhe mostra standarde për matje të opinionit, mund të jetë edhe përceptim i krijuar nga rrjetet sociale dhe pjesëmarrja online në këto sondazhe, por të gjitha përgjigjet do të qartësohen nga sovrani më 14 shkurt”, ka theksuar Rugova për  Ballkani.info.

Lidhja Demokratike e Kosovës është në bisedime për një koalicion të mundshëm me Aleancën Kosova e Re. Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj kishte deklaruar se negociatat e tyre janë avancuar.

Duke folur rreth një koalicioni LDK- AKR për zgjedhjet e 14 shkurtit, Rugova është shprehur se edhe mund të realizohet një koalicion i mundshëm, por sipas tij, LDK duhet të garojë e vetme në zgjedhje.

“Ka bisedime për një koalicion të mundshëm, mbase edhe mund të arrihet, por mendimi im personal si veprimtar dhe anëtar i KP të LDK-së është që ne duhet të garojmë të vetëm në zgjedhje”, ka pohuar Rugova.

Në sondazhin e “PIPOS”, bie në sy fuqia e vogël politike e Vjosa Osmanit nëse garon e vetme, pra vetëm 3.2%, ndërsa AAK-ja e Ramush Haradinajt ka bërë ngritjen më të madhe për dallim nga ai i dy muajve më parë, nga 6.8% në 8.6%.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close