Si funksionon vaksina e ”Moderna”-s?

ATSH/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA), ka miratuar tregtimin e vaksinës të zhvilluar nga grupi amerikan ”Moderna”, shkruan faqja e internetit vanityfair.it.

Për Bashkimin Europian, kjo dritë e gjelbër e kushtëzuar do të thotë 160 milionë doza në vit, gjysma brenda muajit shtator.

Por, si funksionon vaksina e zhvilluar nga kompania me bazë në Massachusetts, e cila ndër të tjera është produkti i parë që ka sjellë ndonjëherë në treg pas 10 vjet kërkimesh dhe që do të sjellë të ardhura prej 13,2 miliardë dollarë vetëm në vitin 2021?

Kërkimi që çoi në zbulimin e mRNA-1273 u krye në partneritet me Institutin Kombëtar Amerikan të Shëndetit, i njëjti në të cilin punon imunologun e famshëm amerikan Anthony Fauci.

Provat klinike kanë treguar efikasitet 94.1% në parandalimin e sindromës Covid-19, por ka të dhëna të pamjaftueshme për mbrojtjen kundër infeksionit.

Funksionimi i mRNA-1273 është në thelb i njëjtë me atë të vaksinës Pfizer-BioNTech që shumë vende të botës po përdorin dhe mbi të cilën fushata italiane do të bazohet gjithashtu të paktën derisa të vijnë lajme të mira nga vaksina AstraZeneca, e cila duhet të na sjellë mbi 16 milionë doza.

Virusi Sars-CoV-2 është i mbushur me proteina që i përdor për të depërtuar në qelizat njerëzore. Këto të ashtuquajtura proteina spike janë shënjestra e vaksinave aktuale dhe në zhvillim dhe trajtimeve të bazuara në antitrupa monoklonalë.

Molekula e ARN-së është aq e brishtë sa nuk mund të injektohet direkt, do të shkatërrohej nga enzimat tona. Kështu që futet dhe mbështillet në një ”zarf” të padëmshëm të nanopjesëzave lipide. Gjithashtu për shkak të brishtësisë së tyre, molekulat e kësaj ”fijeje” gjenetike të shkurtër, por thelbësore do të përkeqësohen nëse lihen në temperaturën e dhomës.

Në fakt, një temperaturë prej -20 gradë Celius është e mjaftueshme për gjashtë muaj dhe, sikur të mos mjaftonte, shishet mund të mbahen pa probleme në 2-8 gradë për një muaj. Kjo e bën logjistikën e përgatitjes së ”Moderna”-s shumë më të lehtë se e para.

Pas injeksionit, grimcat e vaksinës bashkohen me qelizat dhe lëshojnë mesazhin e tyre, atë që përmban mARN e cila më pas shkatërrohet. Qelizat e trupit tonë deshifrojnë informacionin dhe fillojnë të prodhojnë proteinë spike: disa migrojnë në sipërfaqen e qelizës, të tjerët reduktohen në fragmente dhe përsëri migrojnë në sipërfaqe.

Në rastin e një infeksioni pas imunizimit, antitrupat do të jenë tashmë të gatshëm dhe të predispozuar për të njohur antigjenin. Ata do të jenë në gjendje të sulmojnë zgjatimet e Sars-CoV-2, duke identifikuar virusin për shkatërrimin e qelizave të infektuara me limfocitet T dhe të parandalojnë infeksionin duke bllokuar depërtimin e patogjenit në qelizat e shëndetshme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close