Studimi: Vaksina është efektive edhe ndaj varianteve të reja të COVID-19

Një studim gjeti se vaksina e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech është efektive edhe ndaj dy varianteve të reja të koronavirusit, që janë më ngjitës.

Dy variante të reja të COVID-19 fillimisht u identifikuan në Britani të Madhe dhe Afrikë të Jugut.

Sipas rezultateve paraprake të studimit të kryer nga kompania Pfizer dhe Dega e Mjekësisë në Universitetit të Teksasit, vaksina me gjasë mund të ketë 95 për qind efektivitet ndaj varianteve të reja të koronavirusit, transmeton Dpa.

Hulumtuesit kanë kryer teste laboratorike, ku kanë testuar mostrat e gjakut të 20 pacientëve të cilët kanë marrë vaksinën e Pfizer/BioNTech. Ata gjetën se këto mostra kishin nivele të neutralizuara të antitrupave, që luftojnë ndaj varianteve të reja të virusit.

Këto rezultate konfirmojnë pohimet e imunologëve se edhe pse virusi ndryshon formën e tij përmes mutacioneve, aktinat aktuale duhet të jenë efektive ndaj tij.

Këto gjetje ende nuk janë publikuar në ndonjë gazetë shkencore apo nuk janë rishikuar nga ekspertë të pavarur.

Në muajin dhjetor të vitit 2020, Britani tha se ka identifikuar një variant të ri të virusit dhe një mutacion tjetër u gjet në Afrikën e Jugut.

Ekspertët thanë se pavarësisht se variantet e reja bëjnë që virusi të transmetohet më shpejt, ato nuk janë më vdekjeprurëse.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close