Zakonet dixhitale shkaktojnë probleme serioze në kohëzgjatjen e gjumit

ATSH – Rritja e kohës para ekranit për fëmijët gjatë pandemisë së COVID-19 po ndikon negativisht në modelin dhe cilësinë e tyre të gjumit, sipas një mjeku turk.

“Zakonet dixhitale shkaktojnë probleme serioze në kohëzgjatjen e gjumit dhe vonesën e gjumit, që është shumë më e rëndësishme sidomos në fëmijëri”, tha Vural Fidan, kreu i Shoqërisë turke për Gjumin (TUTDER).

“Koha para ekranit shkakton, gjithashtu, probleme në hormonet që ruajnë ekuilibrin e trupit, veçanërisht hormonin e rritjes të lëshuar gjatë gjumit”, shtoi ai.

Sipas tij, fëmijët duhet të mbahen veçanërisht larg ekraneve gjatë natës, për të promovuar gjumë cilësor.

Në mënyrë që të mbrojë fëmijët nga këto efekte të dëmshme në rritjen e tyre mendore dhe fizike, ai i këshillon prindërit t’u lexojnë libra fëmijëve të tyre.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close