Pandemia e COVID-19 po intensifikohet

ATSH-AFP/ – Pandemia e COVID-19 është intensifikuar pothuajse kudo në planet, veçanërisht në Amerikën e Veriut dhe Afrikë, ndërkohë që Kina ka izoluar dy qytete të mëdha, për të frenuar shpërthime të reja të koronavirusit të ri.

“Gjatë shtatë ditëve, 658 100 raste të reja janë regjistruar mesatarisht çdo 24 orë ose 14 % më shumë se javën e kaluar”, sipas një raporti të fundit.

Rritja është 21 % në SHBA/ Kanada, 19 % në kontinentin afrikan, 16 % në Amerikë Latine/ Karaibe, 12 % në Lindjen e Mesme dhe 8% në Europë.

Rekorde absolute infektimesh të reja dhe vdekjesh nga COVID-19 janë regjistruar në Britaninë e Madhe, që po lufton me përhapjen e varianteve më virulente të koronavirusit, të shfaqura javët e fundit.

Instituti “Robert Koch” ka regjistruar një rekord të ri vdekjesh në Gjermani: në 24 orët e fundit, sipas buletinit ditor COVID-19, janë raportuar 1 188 vdekje (deri më tani numri maksimal ishte arritur në 30 dhjetor, me 1 129 vdekje) dhe 31 849 infektime të reja.

Nga të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”, SHBA regjistroi një rekord prej 4 000 vdekje në 24 orët e fundit dhe 265 000 raste të reja të infektimi.

Brazili tejkalon 200 000 vdekjet nga COVID-19 ditën kur regjistroi edhe numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë: 1 841, sipas autoriteteve shëndetësore lokale.

Rastet e COVID-19 në mbarë botën kanë kaluar 88 milionë, një rritje prej tre milionë infektimesh në vetëm katër ditë.

Në këtë kontekst, Bashkimi Europian pritet të autorizojë në fund të janarit një vaksinë të tretë, atë të AstraZeneca/Oxford.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje sot për solidaritet më të madh në shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe u kërkoi vendeve të pasura të ndalojnë lidhjen e marrëveshjeve bilaterale me kompanitë farmaceutike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close