Shtatë komunat ku ka orë policore

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh

Me rangimin e ri, në zonën e kuqe, aktualisht gjenden vetëm shtatë komuna. Bëhet fjalë për Prishtinën, Fushë Kosovën, Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Obiliqin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin.

Edhe në zonën e verdhë, janë po ashtu shtatë komuna: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrriu, Parteshi, dhe Juniku.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 24 komuna: Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.

Komunat do të jenë në këto zona deri më 15 janar, kur edhe do të bëhet rangimi i ri bazuar në rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close