As maskë as distancë

Mijëra qytetarë janë dënuar nga Policia e Kosovës për shkelje të masave antiCovid-19.

Ky ligj parash dënime nga 35 deri në 2,000 mijë euro për të gjithë ata që shkelin masat e vendosura nga institucionet.

Pori  njëjti  duket se nuk vlen për politikanët që tashmë jozyrtarisht kanë nisur fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara që të mbahen më 14 shkurt.

Në takime me dhjetëra e qindra njerëz, pa maska e pa distancë, politikanët po shkelin vazhdimisht masat e vendosura nga vetë institucionet në luftën kundër pandemisë.

Është vetë kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ai cili ka shkelur masat gjatë ditës së djeshme gjatë një takimi me qytetarë në Rahovecë dhe në Prizren

Në këtë ambient të mbyllur dhe të ngushtë shihen afro 100 persona, shumica prej tyre pa distance, ndërsa disa prej tyre kishin të vendosura maskat

Në Rahovec Hoti takoi degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, aty u panë persona të shumtë, edhe pse kishin te vendosura maska, aty nuk u respektua fare distance sociale. Madje me vendimet që ka marrë vetë Qeveria e Hoti, grumbullimi i më shumë se 4 personave është i ndaluar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close