Google tërheq Parler nga dyqani i aplikacioneve

Kompania Google tha se ka tërhequr aplikacionin Parler nga dyqani i saj i aplikacioneve Play Store, pasi ky aplikacion ka lejuar “përmbajtjen” që mund të nxisë dhunë vdekjeprurëse si ajo e parë në Kongresin amerikan.

Rrjeti social Parler është bërë një strehë për personalitetet e ekstremit të djathtë të cilët thonë se janë censuruar nga platforma të tjera të mediave sociale.

“Ne jemi të vetëdijshëm për postimet e vazhdueshme në aplikacionin Parler që nxisin dhunë të vazhdueshme në SHBA”, tha Google në një përgjigje për AFP.

“Që ne të shpërndajmë një aplikacion përmes Google Play, ne kërkojmë që aplikacionet të zbatojnë një mbikqyrje të fuqishme të përmbajtjes”, shtoi kompania.

“Në dritën e këtij kërcënimi të vazhdueshëm dhe urgjent të sigurisë publike, ne jemi duke pezulluar aplikacionin nga Play Store derisa të adresojë këto çështje”, tha Google.

Apple thuhet se ka paralajmëruar Parler se softueri i saj mund të hiqet nga App Store nëse nuk merr masa për të parandaluar përdoruesit nga planifikimi i veprimeve të paligjshme, të dhunshme në platformë siç është sulmi vdekjeprurës në Uashington.

Mbështetësit e pretendimeve të presidentit, Donald Trump për keqpërdorime të zgjedhjeve kanë migruar në faqe alternative të mediave sociale, të cilat nuk i kanë filtruar pretendimet e paverifikuara.

Aplikacionet Parler, Newsmax dhe Rumble, kanë refuzuar qasjen e Facebook dhe Twitter për etiketimin dhe kufizimin e teorive të konspiracionit.

Facebook dhe Twitter ndaluan llogaritë e presidentit amerikan, Donald Trump të premten për shkak të frikës se ai do t’i përdorte ato për të nxitur një sulm tjetër të tillë si ai në Kongresin e SHBA-së të mërkurën.

Faqet si Parler kanë tërhequr ligjvënësit republikanë si dhe pjesëtarë të fushatës së Trumpit.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close