Merkel: Më e keqja pritet ende të vijë

ATSH-AFP/ – Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në Gjermani kapërceu sot pragun 40 000, njoftoi Instituti për Shëndetin Publik “Robert Koch” (RKI), ndërsa kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë.

“Javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë deri më tani, me shumë mjekë dhe personel mjekësor që punojnë në kapacitetin e tyre maksimal”, tha ajo.

Gjermania, vendi më i populluar në Bashkimin Europian, po përpiqet të përmbajë pandeminë.

Ajo u godit rëndë nga vala e dytë e virusit pasi u kursye relativisht, në krahasim me shumë vende të tjera europiane, gjatë valës së parë.

Vendi sapo ka zgjatur dhe forcuar bllokimin e pjesshëm deri më 31 janar dhe po u kërkon qytetarëve të reduktojnë më tej kontaktet e tyre.

Më shumë se 5 000 pacientë COVID-19 janë aktualisht në kujdes intensiv dhe më shumë se 80% e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv janë të zëna.

Sipas RKI, Gjermania ka regjistruar 465 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 40 343.

Më shumë se 1,9 milionë janë infektuar deri më tani, me gati 17 000 raste të reja të regjistruara që nga e shtuna./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close