Pence “do të marrë pjesë” në inaugurimin e Bidenit

Zëvëndëspresidenti amerikan, Mike Pence, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, raportoi agjencia Reuters, duke u thirrur në deklaratën e një zyrtari të lartë të administratës amerikane, të cilin nuk e identifikoi.

Pence nuk iu përgjigj thirrjes së presidentit aktual, Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit. Një turmë mbështetësish të dhunshëm të Trumpit, sulmuan Kongresin të mërkurën në përpjekje për të ndaluar procedurën e certifikimit. Nga trazirat mbetën pesë persona të vdekur.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, në fillim të javës tha se Pence do të ishte i mirëpritur në betimin e tij zyrtar më 20 janar. “Ne do të ishim të nderuar ta kemi atë atje dhe të ecim përpara në tranzicion”, tha Biden.

Në postimin e fundit, para se llogaria e tij të hiqej përgjithmonë nga Twitter, Trump tha se nuk do të merrte pjesë në inaugurim.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi paralajmëroi se demokratët do të fillonin procesin e shkarkimit, nëse Trump nuk jep dorëheqjen. Ajo i bëri thirrje zëvëndëspresidentit Pence të thirret në Amendamentin e 25-të të Kushtetutës, i cili i lejon kabinetit qeveritar të heq presidentin nga detyra.
Por, Pence nuk ka folur publikisht për këtë temë. New York Times njoftoi të enjten se ai ishte kundër kësaj mase, e cila nuk është përdorur kurrë më parë në historinë e SHBA-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close