Pence nuk përjashton Amendametin 25 të kushtetutës

ATSH-ANSA/ – Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence nuk përjashton zbatimin e Amendamentit të 25-të të Kushtetutës amerikane për shkarkimin e një presidenti, njoftoi sot rrjeti informativ amerikan, CNN.

Sipas disa burimeve, Pence kërkon ta përdorë këtë amendament në rast se presidenti Donald Trump bëhet, sipas tij, “edhe më i paqëndrueshëm”.

Amendamenti 25 parashikon që zëvendëspresidenti (në këtë rast Mike Pence) të marrë kompetencat e Komandantit të Përgjithshëm të ushtrisë, në rast se presidenti vdes, jep dorëheqjen ose hiqet nga detyra për shkak të paaftësisë së dukshme ose sëmundjes.

Ndërkohë, presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden nuk ka asnjë dëshirë për të hapur një procedurë të re fajësimi kundër Donald Trump dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në hipotezën e rekursit të amendamentit të 25-të, po sipas CNN.

Biden do të preferonte të qëndronte i përqendruar në betimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar dhe e konsideron heqjen eventuale të Trump si një akt që nuk do të ndihmonte në bashkimin e vendit./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close