Pse nuk duhet mbajtur maskën e përdorur
Të gjithë me siguri kemi përdorur maska që duhet t’i kishim hedhur tashmë, por një studim i fundit tregoi se mund të jetë një zakon shumë i rrezikshëm.Është botuar disa javë më parë në revistën “Physics of Fluids”, ku thuhet se përdorimi i maskave tashmë të bartur mund të jetë më i rrezikshëm sesa mos mbajtja fare e saj.
Sipas hulumtimit, maska e re kirurgjikale me tre shtresa është 65 për qind më e efektshme në parandalimin e përhapjes së grimcave. Sidoqoftë, nëse maska është e përdorur, ajo përqindje bie në 25. Për më tepër, hulumtimi pretendon se mbajtja e një maske të tillë rrit shanset që të thithim më shumë grimca sesa ata që nuk e mbajnë maskën.
/Përgatitur nga proinformacion.com/
Comments are closed.