Vërshimet në Prishtinë

Vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut e borës, kanë rënduar gjendjen në shumë pjesë të Kosovës.

Zjarrfikësit e Prishtinës të shtunën janë aktivizuar për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilët po përballen me situata të ndryshme të rënda.

Përmes profilit të tyre në Facebook, Zjarrfikësit e Prishtinës kanë postuar disa fotografi nga aktivitetet e sotme duke iu ndihmuar qytetarëve që janë duke u përballur nga vërshimet e fundit.

Reshjet e shiut,  të cilat gjatë ditëve të fundit kanë rënë me intensitet të lartë, kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës.

Situatë më e rënduar nga këto reshje ishte në Rrafshin e Dukagjinit.

E një situatë e tillë, sipas Bashkim Kastratit nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në IHMK, pritet të jetë edhe në ditët në vazhdim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close