Avdullah Hoti: Jemi në proces të finalizimit të listës për deputetë

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti gjatë konferencës me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, është pyetur edhe përgatitjet rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Hoti u shpreh se janë në përfundim të listës së kandidatëve për deputetë të cilën do ta dërgojnë në KQZ.

Ai tha se janë duke biseduar me AKR-në që të hyjnë në listë të përbashkët.

“Ne jemi duke finalizuar për të dorëzuar listën dhe shkojmë të vetëm në zgjedhje dhe jemi duke biseduar me AKR-në që të futen në listën tonë”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë u pyet edhe për mosrespektim të masave antiCOVID në tubimet partiake, ku tha se janë kujdesur maksimalisht që të respektojnë këto masa.

“Masat janë në fuqi duhet të respektohen edhe unë vet kam mbajtur disa takime dhe jam mundur që të respektohen. Jemi kujdesur maksimalisht t’i përmbahemi masave anti-Covid gjatë takimeve që kemi pasur këto ditë”, u shpreh Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close