Hoti paralajmëron mundësinë e kthimit të reciprocitetit me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke ose në të kundërtën, Kosova do t’i zbatojë të gjitha masat e reciprocitetit me Serbinë.

Hoti thotë se do të faktojnë gjendjen socio-ekonomike të shqiptarëve në Luginë, paralajmëron reciprocitet me Serbinë

Ani pse shkurti do të jetë muaji i zgjedhjeve, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka deklaruar sot se në muajin e dytë të këtij viti do të fillojnë studimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve të Luginë.

Në një konference për media së bashku me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, në mesin e planeve që synojnë të realizojnë për këtë vit, Hoti tha të jetë edhe dërgimi i librave për bibliotekat në Luginë. I pyetur nëse do të përdorë Kosova masa të reciprocitetit nëse Serbia ndalon librat nga Kosova Hoti u shpreh se çdo masë mund të jetë reciproke.

“Çdo masë që Serbia e drejton kah ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë kah Serbia. Po unë besoj që me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtar që kemi arritur në këtë proces, nuk do të kemi nevojë të shkojmë në këto ekstreme por besoj që çdo ditë po bëjmë progres drejt marrëveshjes përfundimtare”, tha Hoti.

E të gjeturat e studimit për gjendjen socio-ekonomike në Luginën e Preshevës, Hoti tha se do t’i përdorin për fillimin e një aktiviteti sensibilizues dhe lobues tek partnerët ndërkombëtarë për gjendjen faktike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në shkurt do të fillojmë me përgatitjen e një studimi të veçantë, nga ekspertë, lidhur me gjendjen sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, i cili studim do të nxjerrë në pah gjendjen në të cilën jetojnë shqiptarët në Luginë, krahasuar me komunat tjera në Serbi, për të faktu gjendjen në arsim, në shëndetësi, në punësim dhe në çdo shërbim social që kanë shqiptarët në Luginën e Preshevës, dhe bazuar në këtë dokument, ne do të fillojmë një aktivitet të fuqishëm sensibilizues dhe lobues, i cili nuk ka munguar edhe tash, por i bazuar në këtë studim, në veçanti ky lloj lobimi tek partnerët tanë në Uashington dhe në disa qendra të BE-së”, tha ai.

Kryeministri në detyrë ka përjashtuar mundësinë që takimi i sotëm me përfaqësuesit e Luginës të ketë konotacione fushate.

“Ky është një aktivitet i Qeverisë. Ju e dini se është marrë një vendim para disa muajve, në konsultim .. për të themeluar Zyrën e Luginës së Preshevës brenda Zyrës së Kryeministrit. Qeveria është në detyrë por, aktivitetet e saj vazhdojnë dhe është obligim që në fillim të vitit të bëhet një program pune i aktiviteteve që duhet të kryejë kjo zyrë. Ky nuk është aktivitet partiak për ta mbajtur në zyrat e LDK-së, por është aktivitet i Qeverisë të Kosovës”, tha Hoti.

E kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa tha se me Zyrën e ofrimit të Asistencës për qytetarët e Luginës së Shpresës, po jetësohet kërkesa e kahmotshme e Luginës.

“Me këtë program po mundohemi që bashkërisht t’i japim zgjidhje sfidave edhe të reja, edhe të vjetra, që po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Falënderoj kryeministrin dhe stafin e tij që ka marrë këtë vendim të veçantë për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe presim që shumë shpejt kjo zyrë të marrë përgjegjësinë e saj dhe të bëjë punën e saj sipas programit të punës”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close