KQZ: Regjistrimi i votuesve jashtë vendit do të fillojë më 13 janar

Periudha për regjistrimin e voutesve jashtë vendit do të fillojë në datë 13 janar dhe do të përfundojë në 21 janar (ora 18:00).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të konfirmojë të gjithë personat që aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, raporton E.O.

Sipas KQZ-së, ky institucion do të verifikojë procesin e aplikimit për regjistrim duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro për fushatë zgjedhore, transmeton E.O.

Sipas KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar. Vendimi i KQZ-së mbështetet në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se mbledhja e radhës do të vazhdojë nesër.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close