Manastirliu: Pas personelit shëndetësor, vijojmë me të moshuarit

ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për planin e vaksinimit, mesditën e sotme në stadiumin “Air Albania” nga ku do të nisë edhe fushata e vaksinimit antiCovid, tha se pas personelit shëndetësor do të vijohet paralelisht edhe me të moshuarit e qendrave të përkujdesit social.

“Këto komitete që kanë në përbërje të tyre ekspertët më të mirë të vendit tonë, për çështjet e imunizimit, kanë bërë një vlerësim të imtësishëm, të të gjithë situatës së administrimit të vaksinës në vendet europiane. Kanë studiuar planet, kanë nxjerrë të gjithë parametrat dhe sigurisht në bazë të standardeve më të mira, kanë realizuar edhe planin tonë kombëtar të vaksinimit”, informoi ministrja.

Ky plan, sipas saj, përfshin disa aspekte. “Aspekti kryesor lidhet me prioritizimin e grupeve të cilat do të vaksionohen dhe këto grupe fillojnë me ata të cilët janë në përballje të përditshme me armikun e padukshëm, që janë punonjësit e Shëndetësisë, që janë mjekët, infermierët, epidemiologët, punonjësit e urgjencave. Këtu ka një prioritizim pasi numri i personelit tonë shëndetësor është rreth 23 mijë, së bashku me personelin mbështetës”, vijoi Manastirliu.

“Kemi një prioritizim brenda grupeve. Të gjithë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbimin në spitalet tona covid do të jenë të parët që do të vaksinohen dhe vaksinimi i tyre fillon sot dhe do të shtrihet në ditët në vijim, sipas kapaciteteve të planifikuara dhe më tej. Për sa i përket prioritizimit të grupeve vijojmë me punonjësit shëndetësorë në reaminacione, në urgjenca e më tej, në të gjithë sistemin tonë shëndetësor”, u shpreh ajo.

Ndër grupet të cilët janë identifikuar si prioritarë për t’u vaksinuar, sipas Manastirliut, janë personat e moshuar dhe ato me probleme të shumta shëndetësore. “Në fazën e parë ne planifikojmë punonjësit shëndetësore të vijës së parë, por nga ana tjetër, kemi edhe vaksinimin e kombinuar, pasi do të përpiqemi të jemi shumë specifikë në ato grupe të cilët kanë nevoja urgjente në vaksinim dhe kështu ulim riskun dhe planifikojmë që ata persona që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe në institucione të kujdesit shëndetësor dhe atyre sociale afatgjatë, të vijojnë vaksinimin në mënyrë paralele”, tha ministrja.

“Do të vijojmë me personat mbi 75 vjeç dhe janë rreth 170 mijë dhe kështu me radhë sipas kalendarit të vaksinimit të grupeve prioritare të realizuar si prioritete dhe si ndarje nga ekipi ynë i ekspertëve, duke bërë vaksinim në qendrat e posaçme të përqendruara, siç është Arena Kombëtare. Të gjitha postacionet e krijuara në tërësinë e tyre në unazën e Arenës Kombëtare janë 60 poste vaksinimi, ku kanë të parashikuar të gjithë elementët e sigurisë, të cilësisë së bashku me ekipet tona më të mira të vaksinatorëve në vend. Ndërkohë që kemi marrë masa që të gjithë vaksinatorët të trajnohen për llojin e vaksinës Pfizer BioNTech, nëse do të ketë lloje të tjera do të vijojmë me trajnimin’’, theksoi Manastirliu.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close