Ministria e Infrastrukturës tregon për rrugët e bllokuara

Disa rrugë në Kosovë janë bllokuar si shkak i reshjeve të shiut që kanë shkaktuar edhe vërshime në disa vende.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve duke treguar edhe për rrugët të cilat janë bllokuar.

Më poshtë gjejeni njoftimin e plotë të MI-së për gjendjen e rrugëve në Kosovë:

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se në rrugën Prishtinë-Pejë, N9 te “Kroni i Mbretit” është bllokuar rruga për shkak të ujërave, mirëpo është intervenuar dhe është zhbllokuar nga kompanitë mirëmbajtjes dhe policia është në vend ngjarje.

Në regjionin e Gjilanit 2, rruga R 124 drejtimi Kamenicë-Strezovc është e bllokuar për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet e ujit.

Në pjesën dalëse te auto-udhës R7 (Ibrahim Rugova), në Mazgit që e lidhet me rrugën nacionale N2 kemi plasaritje (deformim) të rrugës, është sinjalizuar ajo pjesë e rrugës dhe po kujdeset kompania e mirëmbajtjes që komunikacioni të lehtësohet.

Në pjesën Gjilani 1, gjendja e rrugëve është e mirë, ka pasur të reshura të shiut, dhe si pasojë dhe ka pasur erodime të gurëve, është intervenuar në largimin e tyre në të gjitha drejtimet. Ka vështirësi gjatë qarkullimit të automjeteve, por me kujdes të shtuar mund të kalohet.

Ne pjesën Ferizaji 1, rruga Brezovicë – Sharr ka dy pengesa të cilat është intervenuar nga ekipet e mirëmbajtjes. Punimet që janë zhvilluar dhe vazhdojnë në vendosjen e disa gypave për ndërtimin e një hidrocentrali përgjatë kësaj rruge, në këtë viti (2020), kanë bërë që të ngushtohet trupi i rrugës, parkingjet që kanë qenë janë dëmtuar, mirëpo rruga është e kalueshme me kujdes të shtuar.

Si pasojë e këtyre dy problemeve të lartshënuara, intervenimi është bërë shumë i vështirë pothuajse i pamundur, problem tjetër është mungesa e parkingjeve dhe si pasoje e kësaj automjetet parkohen në rrugë duke na e bërë të pamundur në disa raste depërtimin e kompanive në atë pjesë.

Në pjesën Gjilani 2, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime dhe rrëshqitje të dheut (Rr.Shpashnice e Eperme -Desivojce Kilometri 55-60), por që është intervenuar.

Në regjionin Peja 1, ka pasur reshje të borës, po ashtu ka edhe reshje të shiut me akull. Vazhdimisht është bërë largimi i borës dhe shpërndarja e kripës. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borë në rrugën N2 Prishtinë-QMI, afër rreth rrotullimit në QMI ka grumbullim të ujit në shtresa qarkulluese si pasoj e nivelimit te pronave përreth rrugës. Ne me ekipet tona ne asistim me Policinë e Kosovës, si masë preventive kemi bërë mbylljen e qarkullimit në këtë segment rrugor nga rreth rrotullimi mbi hekurudhë deri në rreth rrotullim të QMI-së. Po ashtu kemi bërë hapjen e një kanali nëpër prona private në mënyrë që të vijë deri te largimi i ujit nga shtresat qarkulluese po largimi i ujit po vazhdon me një intensitet të vogël pasi që ka grumbullim të ujit edhe në pronat rreth rrugës.

Është bërë largimi i materialit të eroduar nga shtresat qarkulluese në rrugët : Veterrnik-Llabjan, Shtime-Carraleve, Prishtinë-Mutivodë dhe Komoran-Carralevë.

Në rrugën Ferizaj-Gjilan, konkretisht në Sojevë, ka vërshime shkaku i të reshurave, mirëpo kompania e mirëmbajtjes dhe Policia e Kosovës po kujdesen që t’i orientojnë shoferët në rrugë alternative.

Ministria e Infrastrukturës lut të gjithë qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes. Reshjet e shiut kanë bërë që të ketë vërshime në shumë rrugë, por po punohet që qarkullimi të jetë normal. Ministria e Infrastrukturës do t’iu mbajë të informuar për çdo ndryshim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close