Mungesa e vitaminës D dhe predispozicioni ndaj Covid-19: çfarë është e vërtetë?

ATSH/ – Ka shumë studime që kohët e fundit kanë hetuar rolin e vitaminës D në parandalimin dhe trajtimin e simptomave të pacientëve me infeksion SARS-CoV-2, shkruhet ne faqen e internetit vanityfair.it.

Në veçanti, një studim i botuar në revistën ”Life Science” me titull “Mushkëritë si shënjestër e infeksionit COVID-19: Mekanizmat mbrojtës të përbashkët molekularë të vitaminës D dhe melatoninës si një trajtim i ri potencial sinergjik” theksoi potencialin terapeutik të veprimit sinergjik të vitaminës D dhe të melatoninës tek pacientët me koronavirus.

Sipas këtij studimi, si vitamina D, ashtu edhe melatonina, falë vetive anti-inflamatore, anti-fibrotike dhe antioksiduese që i dallojnë, kryejnë një veprim rregullator kundër sistemit renin-angiotensin-aldosteron, duke ndikuar pozitivisht në ”stuhinë” e citokinës, shkak i inflamacionit dhe fibrozës së indeve në mushkëri, dhe në përgjithësi në sistemin imunitar.

Rezultati i kësaj analize përqendrohet në atë se si mungesa e këtyre substancave tek pacientët mund të ndikojë në gjendjet e inflamacionit akut të shkaktuar nga Covid-19, duke shkaktuar simptoma më të rënda sesa ato të regjistruara në pacientët me nivele më të larta të gjakut të vitaminës D dhe melatoninës.

Veprimi i dobishëm i vitaminës D ka qenë objekt i hulumtimit prej vitesh për aftësinë e saj për të moduluar dhe ndikuar në mekanizmat fiziologjikë të trupit në nivele të ndryshme, nga mbajtja e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm, te funksionimi i duhur i muskujve dhe sistemit imunitar.

Jo më pak interesante është korrelacioni midis mungesës së vitaminës D me çrregullimet e gjumit, një gjendje që ka përjetuar një rritje të vërtetë në popullatë gjatë periudhës së bllokimit mars-maj 2020, me një rritje në blerjen e qetësuesve të gjumit me + 26%, krahasuar me prillin 2019.

Mos të harrojmë, pra, se bllokimi filloi në fund të periudhës së dimrit, në të cilën nivelet e vitaminës D janë tashmë shumë të ulëta për shkak të ekspozimit të ulët ndaj rrezeve të diellit në muajt më të ftohtë të vitit, duke kompromentuar “rimbushjen” e vlerave të vitaminës D në sezonin e pranverës kur zakonisht zhvillohen më shumë aktivitete në natyrë duke u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe duke vendosur kështu një pjesë të madhe të popullsisë në një gjendje hipovitaminoze.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close