Nis procesi i vaksinimit në Shqipëri
Nga stadiumi “Air Albania” në Tiranë nisi rreth orës 15:00 procesi i vaksinimit anti-COVID. E para që mori injeksionin e imunizimit ndaj COVID-19 ishte mjekja Najada Çomo, shefe e Shërbimit të Infektivit në QSUT.
Vaksinimit pas mjekes Çomo iu nënshtrua para kamerave edhe kryeministri Edi Rama, pastaj mjeku i mirënjohur Pëllumb Pipero si dhe mjeku Tritan Kalo.
Të gjithë të vaksinuarit iu nënshtruan një sërë pyetjesh më të dhënat personale lidhur me historikun e sëmundjeve dhe udhëtimeve të kryera së fundmi, para injeksionit.
Menjëherë pas dozës së parë të vaksinës, atyre u duhet të qëndrojnë 10 minuta të ulur në postacionet e vendosura për këtë qëllim.
Ditën e sotme janë planifikuar të vaksinohen 50 punonjës të shëndetësisë, mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID.
Comments are closed.