Për herë të parë, vëzhgohet një galaktikë e largët në procesin e “vdekjes”

ATSH-AFP/ – Astronomët kanë arritur të vëzhgojnë për herë të parë një galaktikë të largët “duke vdekur”, pas humbjes së gati gjysmës së sasisë së gazit të saj në krijimin e yjeve, sipas një studimi të lëshuar sot.

Të dhënat e mbledhura nga teleskopi “Alma” në Observatorin Jugor Europian (ESO), në Kili, sugjerojnë se ky fenomen, që zakonisht i atribuohet efektit të një vrime të zezë, këtu është rezultat i përplasjes së kësaj galaktike me një tjetër.

ID2299″ është aq e largët, saqë dritës së saj i janë dashur nëntë miliardë vjet për të arritur te ne.

Fenomeni është prodhuar kur Universi, tani 13 miliardëvjeçar, ishte vetëm 4,5.

“Kjo galaktikë në formë eliptike po kalon një fenomen mjaft ekstrem, asnjëherë të vëzhguar në një distancë të tillë”, tha Emanuele Daddi, astrofizikane në Qendrën e Kërkimit Bërthamor “Saclay”.

“ID2299″ po dëbon më shumë se gjysmën e gazit të saj, karburantit të saj, për formimin e yjeve, me një shpejtësi fenomenale, ekuivalente me masën prej 10 000 diejsh në vit”, shtoi ajo.

Sipas Daddi, kjo po ndodh ndërsa galaktika vazhdon të konsumojë të njëjtën gaz për të prodhuar yje me një shpejtësi shumë të lartë, me një masë ekuivalente me rreth 550 herë diellin tonë.

Për krahasim, galaktika jonë, Rruga e Qumështit, prodhon ekuivalentin e tre diejve në vit.

Në këto kushte, galaktika duhet të bëhet sterile brenda disa dhjetëra miliona vjetësh, një periudhë kohore e pakonsiderueshme në shkallën kozmike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close