Zhvillohet ilaçi i ri kundër osteoporozës

ATSH-ANSA/ – Është zhvilluar një formulë e re e një ilaçi, që përdoret për të luftuar osteoporozën dhe që shkakton më pak efekte anësore.

Kalcitonina është hormoni përgjegjës për homeostazën normale të kalciumit.

Në pacientët me osteoporozë, ajo pengon ripërthithjen kockore, duke rezultuar në një rritje të masës kockore.

Por kalcitonina pëson ndryshime në ujë, duke çuar në uljen e efikasitetit, kur përdoret si terapi.

Si zëvendësues, pacientëve me osteoporozë u rekomandohet kalcitonina e salmonit, që nuk përkeqësohet aq shpejt, por që ka nga një fuqi të ulët dhe potencialin për disa efekte anësore negative.

Për të ulur prirjen për këto ndryshime dhe për të rritur përfitimin terapeutik të kalcitoninës njerëzore, studiuesit e Universitetit “Purdue” i nënshtruan disa mbetje të caktuara aminoacidesh specifike në një proces kimik fosforilizimi.

Sipas tyre, kjo teknologji ofron mundësinë e stabilizimit të tyre në mënyrë të kthyeshme, me qëllim që të ndalohet modifikimi stabilizues kur ilaçi i jepet pacientit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close