Hyundai mini ”45” makina inteligjente për fëmijë

ATSH-ANSA/ – Shpiket një makinë e re elektrike nga kompania Hyundai, por në një version ekskluzivisht për fëmijë.

Prodhuesi i makinave zbuloi detajet e makinës së saj minielektrike, të frymëzuar nga makina koncept ”45”, përmes një filmi të shkurtër në YouTube.

Video tregon gjithashtu se si përdoret teknologjia ”Emotion Adaptive Vehicle Control” për të mbështetur pacientët e vegjël të spitalit të fëmijëve Sant Joan de Déu në Barcelonë, ​​brenda projektit ”Little Big e-Motion”.

Bazuar në inteligjencën artificiale, teknologjia EAVC optimizon mjedisin sipas informacionit të mbledhur brenda dhe jashtë automjetit.

Hyundai po udhëheq zhvillimin e kësaj teknologjie të gjeneratës së ardhshme si pjesë e një bashkëpunimi kërkimor akademik me Massachusetts Institute of Technology (MIT).

Teknologjia EAVC monitoron shprehjet e fytyrës, rrahjet e zemrës dhe shkallën e frymëmarrjes, duke kombinuar të gjitha me hyrjen në automjet, duke përfshirë shpejtësinë, përshpejtimin, zhurmën dhe dridhjet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close