Jo koalicion, AKR pjesë e listës së LDK-së

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ka lënë të nënkuptohet se mes LDK-së dhe AKR-së nuk do të ketë koalicion, por do të garojnë me një listë të përbashkët me LDK-në.

Dhjetë kandidatë të partisë së Pacollit do të bëhen pjesë e listës së partisë së Mustafës me të cilën do t’i ofrohen votuesit kosovar më 14 shkurt.

Zyberaj në një intervistë për Euronews Albania tha se ende nuk është definitive numri i kandidatëve që do të bëhen pjesë e listës së LDK-së, por gjithçka pritet të finalizohet gjatë orëve në vijim.

“Do të jetë deri në 10 (kandidatë për deputetë), por nuk është definitive se kemi kohë deri në 5 ditë për të dorëzuar listat për kandidat për deputetë”, pohoi ai.

Zyberaj theksoi se sot pasdite do të bëhet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes LDK-AKR.

“Në fakt negociatat me LDK-në për të shkuar bashkë në zgjedhje janë në përfundim e sipër. Unë besoj që sot mund të ketë zyrtarizim të bashkëpunimit, për formën dhe modalitetin sesi do të ndodhë kjo. Besoj se do të bëhet publike në orët e pasdites”, u shpreh ai.

Për kandidaturën e Pacollit për president, ai tregoi se deri më tani nuk është bërë asnjë diskutim me LDK-në.

“Nuk është diskutuar ajo. Çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të jetë problem i një subjekti politik, por i të gjithë subjekteve politike”, përfundoi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close