Vjosa Osmani në Bruksel, takohet me Komisionerin për Zgjerim

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa osmani është pritur në takim në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Gjatë ditës, Osmani do të takohet edhe me David Sassolin president i Parlamentit Evropian.

Ndërkaq në mbrëmje , ushtruesja e detyrës së presidentes do të jetë mysafire e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi , Miroslav Lajçak, njofton Klan Kosova.

Në vizitën dyditore në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Ëieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.

Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close