Enver Hoxhaj prezanton platformën e PDK-së, fton Kurtin në debate publik
Kryetari në detyrë i PDK-së, dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka prezantuar 5 shtyllat kryesore të platformës të PDK-së
Hoxhaj në këtë konferencë ka thënë se platforma e tyre bazohet në pesë shtylla kryesore.
“Prioritet i parë do të jetë rimëkëmbje e vendit, përballja me shëndetin e njerëzve, zbatimi dhe promovimi i sundimit të ligjit, ndërtimi i një sistemi modern arsimor, politika e jashtme dhe ringritja e Kosovës si shtete”, tha Hoxhaj, raporton EO.
Hoxhaj ka ftuar që edhe Vetëvendosje të bëjë publik programin e saj, si dhe e ka ftuar ne debate publike kryetarin e kësaj partie Albin Kurti.
Comments are closed.