Historia e Trepçës e tregon më së miri historinë e gjithë Kosovës.

Rastësisht në facebook e pashë një fotografi të vjetër, në të cilën tregohej koha kur Trepça ishte në koncension të britanikëve, menjëherë pas përfundimit të Luftës së parë Botërore.
Historia e Trepçës e tregon më së miri historinë e gjithë Kosovës. Kur romakët e pushtuan Kosovën, që në atë kohë quhej Dardani, ata gjetën në Trepçë një popullatë e cila prej kohësh merrej me përpunimin e metaleve. Kësaj popullate burimet romake të kohës i referohen si popullatë ilire. Aq shumë e kishin të zhvilluar zotësinë metalurgjike ilirët e Trepçës, saqë perandori romak, Trajani, i mori disa prej tyre dhe i dërgoi në minierat e Rumanisë për t’ua mësuar këtë zotësi njerëzve që punonin në ato miniera.
Dyndjet e sllavëve në Ballkan e shndërruan në rrënojë xehtarinë e Trepçës dhe për shumë shekuj ajo mbeti e tillë. Vetëm në Mesjetën e vonë emri i saj nisi përsëri të dëgjohej në Europë. Në vitin 1303 emri i saj përmendet në një shkresë të Papës Bonifaci i VIII. Kjo tregon interesimin e madh që shtetet e asaj kohe e kishin për Trepçën. Dëshmi e atij interesimi sot janë rrënojat e kishës saksone të cilat ndodhen aty. Kur Ballkani u pushtua nga osmanët, Trepça përsëri ra në letargji, sepse Perandoria Osmane ishte një strukturë politike që nuk interesohej për prodhime industriale. Ajo mjaftohej me institucionalizimin e plaçkitjes së drejtpërdrejtë të popullatave që i kishte nën sundim.
Pas Luftës së Parë Botërore, serbët ua dhanë një pjesë të koncesioneve të Trepçës kompanive britanike, ndërsa vetëm pak vite më vonë, gjermanët e shfrytëzuan Trepçën për nevojat e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas kësaj lufte, Tito i përzuri britanikët dhe e ktheu Trepçën në aset të rëndësishëm të ekonomisë jugosllave, ndërsa në vitet ’90 Millosheviqi, në kuadër të planeve të tij të spastrimit etnik të Kosovës, i përzuri të gjithë punëtorë shqiptarë nga minierat e Trepçës. Pas luftës, më fund, pas shumë shekujsh, ajo u bë aset kombëtar i Kosovës, por tani nuk po e dimë se çfarë të bëjmë me të. Ende nuk e kemi një përgjigjje të qartë në pyetjen: Trepça është vetëm histori apo ka edhe të ardhme ekonomike? Dhe këtë përgjigjje nuk do ta kemi për aq kohë sa në Prishtinë shumica e politikanëve interesohen vetëm për dy pyetje tjera. E para : Si të punësojnë me të njofshëm ndonjë ndonjë familjar të vetin në Trepçë? E dyta : Si të kenë nën kontroll bordet drejtuese të saj?

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close