Hoxhaj votuesve: PDK ka plan konkret për diasporën
Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ) ka njoftuar se periudha e aplikimit/regjistrimit për votimi përmes postës 13 janar – 21 janar 2021. E kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidati për kryeministër për zgjedhjet 14 shkurtit ka ftuar gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtës e votës.
Ai nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ripërsërit se PDK ka plan konkret diasporën.
“Sot është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të regjistroheni deri më 21 janar dhe ta shfrytëzoni të drejtën për ta bërë ndryshimin në vendin tonë. PDK ka plan konkret për diasporën, përfshirë tri vende në listën për deputetë, ulëse të rezervuara për diasporën në Kuvendin e Kosovës, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora dhe lirimin nga obligimet e sigurimit kufitar. Bashkë për Rimëkëmbjen e Kosovës. #HoxhajKryeministër Regjistrohu këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/”, ka shkruar Hoxhaj.
Comments are closed.