Kullat shekullore të Malshit në Fang të Rubikut.

Malshi është ndër familjet e vjetra dhe të rëndësishme të zones së Rubikut, me tradita të hershme patriotike. Sipas traditës vendase, përmenden që në kohën e Gjergj Kastriotit.
Nga kjo familje e hershme kanë dale disa figura të rëndësishme të kryengritjeve antiosmane.
Në fillim shek. XVII, dom Nikoll Malshi, si famullitar i Bulgrit, kishte luajtur rol të rëndësishëm në kryengritjet antiosmane. Mark Përzefi (Malshi), ishte ndër figurat e rëndësishme të zonës së
Rubikut në vitet e kryengritjeve për pavarësi. Mori pjesë në disa kuvende krahinore, si përfaqësues i bajrakut të Bulgrit. Mori pjesë në kuvendin e Zejmenit me 11 maj 1912, kuvendin e Rubikut me 1 gusht 1912, etj. Mark Përzefi u vra në Durrës me 15 gusht 1912, në luftë kundër forcave osmane, bashkë me Mark Preng Dudin nga Fangu dhe Preng Nikoll Gjeçin nga Rubiku. Në vitin 1937, janë shpallur “Dëshmor të Atdheut”.
Zef Përzefi si njohës i të drejtës zakonore shqiptare, qe thirrur në shumë mosmarrëveshje në zona të ndryshme të Mirditës.
Preng Mark Përzefi gjatë Mbretërisë ishte ushtarak me gradën e Kapitenit I-rë. Gjatë regjimit komunist, familja e tyre vuajti kalvarin e gjatë të vrasjeve dhe të persekutimit. Preng Mark Përzefi u pushkatua nga regjimi komunist në vitin 1945.
| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close