Lajçak vlerëson vizitën e Osmanit në Bruksel

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka darkuar së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një statusi në Twiter, Lajçak ka thënë se e vlerëson vizitën e Osmanit, pikëpamjet e saj për situatën në Kosovë, zgjedhjet parlamentare dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Mirë që të darkojmë sonte në Bruksel me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani. E vlerësova shumë kur dëgjova pikëpamjet e saj për vizitën në Bruksel, situatën në Kosovë, zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Lajçak në Twiter.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, u.d. Presidentja Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close