OBSH: Ky vit pandemik mund të jetë më i vështirë se i kaluari
Viti i dytë i pandemisë kovida-19 mund të jetë më i vështirë se i pari, duke pasur parasysh shpejtësinë e përhapjes së virusit corona, veçanërisht në hemisferën veriore ku po qarkullon një lloj më ngjitës, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Ne kemi hyrë në vitin e dytë të pandemisë, e cila mund të jetë më i ashpër kur shohim se sa shpejt po përhapet covid-19”, tha përfaqësuesi i OBSH Mike Ryan, siç raportohet nga Reuters.
OBSH, në raportin e fundit, thotë se rreth pesë milion raste të reja të koronavirusit u regjistruan javën e kaluar.
“Pas pushimeve, në disa vende situata do të jetë shumë më keq para se të përmirësohet,” tha Maria van Kerkhove, drejtoreshë teknike e OBSH-së për covid-19.
/përgatitur nga proinformacion.com
Comments are closed.