Palmer për zgjedhjet në Kosovë: Janë themeli i praktikave demokratike

Emisari i posaçëm i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, vlerëson se administrata Biden do të vazhdojë të ketë të njëjtën qasje në Ballkan, “të qëndrueshme e të vijueshme”, sikur të gjitha administratat e deritashme.

Ai në një intervistë në RTSh për gazetarin Lutfi dervishi, tha se SHBA-ja mirëpret qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dhe se do të jetë partnere e saj. Po ashtu, pret prej saj të trajtojë tema e problematika të ndryshme në interes të qytetarëve dhe paqes në rajon.

“Zgjedhjet janë themeli i praktikave demokratike. Zgjedhjet në shkurt do të sjellin një qeveri të re në Kosovë. SHBA-të do të jenë partner i kësaj qeverie. Do të jemi partner i mirë i kësaj qeverie ashtu siç kemi qenë për qeveritë e shkuara në Kosovë. Besoj do të jetë e rëndësishme që kjo qeveri të trajtojë mirë disa nga problematikat që vazhdojnë të jenë sfiduese për vendin, përfshi këtu sundimin e ligjit, qeverisjen transparente dhe llogaridhënëse, nxitjen e rritjes ekonomike dhe mundësitë e zhvillimit për investitorët e huaj. Mundësinë që të shihet që të ketë një ekonomi të gjallëruar që lejon të rinjtë të besojnë që e ardhmja e tyre është më e mirë në Kosovë se sa në emigracion. Besoj se do të ketë nevojë që të vlerësohet gjithashtu qasja e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë”, ka thënë Palmer.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close