Situata nga reshjet/ Ndreu për ATSH: Situata po shkon drejt përmirësimit

ATSH/ Situata nga përmbytjet në Lezhë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut po shkon drejt përmirësimit.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se “sipërfaqja e tokave nën ujë po reduktohet ndjeshëm, si pasojë e punës në terren dhe përmirësimit të kushteve të motit”.

Sipas tij, “ndërhyrjet po vazhdojnë në të gjithë territorin e Lezhës për të normalizuar lëvizjen e qytetarëve”.

“Stafi i Emergjencave Civile dhe Shërbimeve Publike të Bashkisë Lezhë kanë vënë në dispozicion që nga fillimi të gjitha mjetet e rënda dhe vazhdojnë intensivisht ditë-natë punën, për të normalizuar levizjen e qytetareve dhe për të minimizuar rreziqet në të gjitha njësitë administrative”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close