Udhëheqja ushtarake e SHBA dënon sulmin ndaj Kapitolit

Zakonisht gjeneralët e lartë amerikanë qëndrojnë larg politikës së përditshme. Por sulmin ndaj Kapitolit nga mbështetësit e Trumpit ata nuk e lënë pa e komentuar. Ata kanë publikuar një deklaratë të përbashkët.

Në një nga deklaratat e tij shumë të rralla politike, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të SHBA dënoi ashpër një ngjarje aktuale, sulmimin e Kapitolit nga mbështetësit e Presidentit të larguar me zgjedhje Donald Trump: “Liria e shprehjes dhe e drejta e mbledhjes nuk i japin askujt të drejtën e dhunës, të trazirave dhe kryengritjes”, shkruajnë Shefi i Shtabit të SHBA Mark Milley dhe kolegët e tij të udhëheqjes ushtarake të SHBA në një deklaratë të përbashkët.

Më 6 janar, qindra mbështetës të Trumpit sulmuan selinë e Parlamentit amerikan

Brenda Kapitolit u zhvilluan skena që shkelnin qartë sundimin e ligjit. “Ne si anëtarë të forcave të armatosura duhet të mishërojmë vlerat dhe idealet e kombit,” thuhet më tej në memorandum, i cili është nënshkruar nga të tetë anëtarët e udhëheqjes ushtarake amerikane. Çdo akt që drejtohet kundër proceseve kushtetuese është “jo vetëm kundër traditave, vlerave dhe betimit tonë – është kundër ligjit”. Ushtria do të mbrojë kushtetutën.

Më 20 janar, Joe Biden do të bëjë betimin si President i SHBA dhe do të bëhet edhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, theksojnë gjeneralët e lartë në letrën e tyre. Kështu e përcakton kushtetuta dhe kështu e kanë konfirmuar shtetet dhe gjykatat dhe Kongresi e ka çertifikuar zyrtarisht.

Fjalë paralajmëruese edhe nga ish-ministrat e mbrojtjes

Në një artikull më 4 janar, dy ditë para sulmit ndaj Kapitolit, të dhjetë ish-ministrat e Mbrojtjes të SHBA, që janë ende gjallë i patën bërë thirrje Donald Trumpit që të respektojë rezultatin e zgjedhjeve. Ata patën paralajmëruar kundër përdorimit të ushtrisë në mosmarrëveshjen për rezultatin e zgjedhjeve. “Përpjekjet” përkatëse do ta çonin vendin në një “territor të rrezikshëm, të paligjshëm dhe antikushtetues”, thuhet në artikullin e ish-ministrve për gazetën Washington Post: Transferimi paqësor i pushtetit është një “markë tregtare e demokracisë sonë”.
aud (dpa,rtr)/dw

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close