Varianti afrikanojugor i COVID-19 më i transmetueshëm

ATSH-AFP/ – Varianti i ri i COVID-19, i identifikuar në tetor nga studiuesit në Afrikën e Jugut, po nxit një rritje të paparë të infektimeve në vend, duke ndërlikuar përpjekjet e autoriteteve për të frenuar përhapjen e tij.

I njohur me emrin 501Y.V2, varianti afrikanojugor nuk duket se shkakton forma më të rënda të sëmundjes, por shkencëtarët shqetësohen se ai është më ngjitës dhe më pak i kontrollueshëm.

“Duket se ky variant është më ngjitës se të mëparshmit dhe po bëhet gjithnjë e më i përhapur në të dhënat tona mbi Afrikën e Jugut”, tha bioinformaticienia Houriiyah Tegally, që po kryen punën e mbikëqyrjes gjenomike, si pjesë e ekipit që identifikoi variantin e Afrikës së Jugut.

“Nuk kemi parë një rritje të ngjashme më parë”, shtoi ajo.

Ai ka një mutacion të vendosur në proteinën spike, që e bën virusin më imun ndaj antitrupave.

Ky variant i ri mund të paraqesë gjithashtu një rrezik më të lartë riinfektimi.

Sipas studiuesve, ende nuk është plotësisht e qartë se nga e ka origjinën.

Të gjithë viruset evoluojnë natyrshëm dhe grumbullojnë mutacione, por ky variant duket se ka evoluar shumë më shpejt.

Teoria më e mundshme është se ka erdhur nga pacientë të imunosupresuar, sistemet imune të të cilëve e kanë më të vështirë t’i mundin infektimet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close