WWF: 43 milionë hektarë pyje tropikale të shkatërruara

/ATSH-DPA/ – Të paktën 43 milionë hektarë pyje tropikalë janë shkatërruar që nga viti 2004, sipas llogaritjeve nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF).

”Llogaritjet bazohen në imazhet satelitore të regjistruara midis 2004 dhe 2018 në 24 rajone veçanërisht me rrezik”, sipas një deklarate të WWF.

Shkatërrimi më i madh ndodhi në pyjet e Amazonës në Brazil, Kolumbi, Peru, Bolivi, Venezuelë dhe Guajana, ku një total prej 18.2 milion hektarë u rrafshuan, një zonë ekuivalente me rreth gjysmën e madhësisë së Gjermania.

Zona të tjera të nxehta të shpyllëzimit gjenden në Borneo, Paraguaj, Argjentinë, Madagaskar dhe Sumatra.

WWF gjithashtu theksoi ”se konsumatorët dhe bizneset luajtën një rol në shpyllëzimet”.

“Pyjet shpesh shkatërrohen për të prodhuar sojë për ushqim për kafshët dhe kakao. Rreth një e gjashta e të gjithë ushqimeve të tregtuara në BE kontribuon në shpyllëzimin tropikal”, sipas njoftimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close