AAK e PShDK, garojnë me një listë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

AAK dhe PSHdK do të garojnë së bashkë në listën zgjedhore të AAK-së në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

“AAK dhe PSHDK do të bashkëveprojnë si dy partnerë të barabartë duke respektuar njëra-tjetrën. Në listën e përbashkët zgjedhore, PSHDK do të garojë me një kandidat dhe i njëjti do të gëzojë mbështetjen e elektoratit të PSHDK-së dhe të AAK-së, për tu zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës”, thuhet në marrëveshje, transmeton Telegrafi.

Po ashtu në këtë marrëveshje thuhet se në qeverisjen e ardhshme, PSHDK do të përfaqësohet me postin e zëvendësministrit, në rast se PSHDK do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Ndryshe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nesër do të bëjnë publike listën e kandidatëve për deputetë, ku bartës i kësaj liste do të jetë vetë ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close