SHBA vlerëson kontributin e trupave shqiptare në Gjirin Persik

ATSH-A. Fortuzi/ Forcat e Armatosura Shqiptare, faktor stabiliteti paqeje dhe sigurie kudo ato shërbejnë anembanë globit.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi shprehet krenar për punën që po zhvillojnë FA-të në angazhimin e tyre në NATO, në misionin paqeruajtës në Gjirin Persik, dhe ngushticën e Hormuzit, kundër veprimtarive të paligjshme të Iranit.

“Krenar për vlerësimin e trupave shqiptarë kudo ku ata shërbejnë anembanë globit! Falënderimi nga sekretari Pompeo konfirmon rolin e vendit tonë si një faktor stabiliteti, paqeje dhe sigurie, jo vetëm në rajon, por edhe në botë”,- deklaron Peleshi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura Shqiptare në rritjen e sigurisë në ngushticën e “Hormuzit” dhe Gjirin Persik, nga veprimet e paligjshme të Iranit.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo, në një publikim në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ka falenderuar Shqipërinë dhe vendet e tjera që marrin pjesë në garantimin e sigurisë në zonën e Gjirit Persik dhe ngushticës së Hormuzit.

“Faleminderit Bahrein, Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri, Lituani, Australi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite për mbrojtjen e një prej linjave më të rëndësishme të transportit detar në botë nga piratët iranianë të Hormuzit”,- është mesazhi i publikuar nga Michale R. Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close