15 Janar 1919 – Udhëheqësit rebelë, vriten pas grushtit të dështuar të shtetit në Berlin

Një grusht shteti i kryer në Berlin nga një grup revolucionarësh radikalë socialistë, shtypet brutalisht nga njësitë paramilitare të krahut të djathtë, në datat 10-15 janar 1919. Udhëheqësit e grupit, Karl Liebknecht dhe Rosa Luxemburg, vriten. Lufta e humbur, dhe kushtet e këqija në vend, duke përfshirë mungesat e mëdha të produkteve ushqimore, bënë që shumë socialistë gjermanë të largoheshin nga Partia Socialdemokratike. Një fraksion nga partia, u shkëput dhe formoi Partinë Socialiste të Pavarur.
Më 6 janar 1919, vetëm pak javë përpara nisjes së Konferencës së Paqes në Paris, që do të përcaktonte të ardhmen e Gjermanisë, socialistët radikalë u mblodhën në Berlin për të nisur një revolucion. Luxemburg u kërkoi ithtarëve të saj të mos bënin asnjë përpjekje për grusht shteti, para se të kishin mbështetje të mjaftueshme popullore, por ajo nuk ishte në gjendje t’i frenonte. Rebelët nisën sulmet e tyre më 10 janar. Pas ekzekutimit, trupi i Luxemburg, u hodh në një kanal, dhe u gjet vetëm 5 muaj më vonë.K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close