Armin Laschet shefi i ri i CDU-së

ATSH-DPA-ANSA/ – Kryeministri i landit gjerman të North Rhine-Westfalen, Armin Laschet fitoi sot udhëheqjen e Kristian-demokratëve konservatorë të Gjermanisë (CDU), duke mundur avokatin e pasur të korporatave Friedrich Merz në një balotazh.

”Ne do të fitojmë vetëm nëse qëndrojmë të fortë në qendër të shoqërisë”, deklaroi Armin Laschet, duke folur në kongresin virtual të CDU-së dhe duke nënvizuar se ky ishte qëllimi që ai dhe Jens Spahn ndjekin “si ekip”.

“CDU nuk është një shfaqje e vetme”, shtoi ai, duke nënvizuar se ”sot shumë besojnë së pari tek Angela Merkel dhe pastaj në parti. Besimi në CDU duhet të rikthehet”, shtoi ai.

Presidenti i ri i CDU-së, Armin Laschet falënderoi për besimin e dhënë.

“Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë”, tha ai.

”Do të mundësoj që edhe në zgjedhjet federale, të jetë CDU ajo që do të vendosë për kancelarin e ardhshëm”, theksoi ai në përfundim të votimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close