Fangu është ndër vendbanimet e hershme të Mirditës, i banuar që në periudhën ilire.

Përmendet në dokumentet historike, që në vitin 1431. Në afërsi të Fangut (Kulme), ruhen rrënojat e kishës mesjetare të Shën Gjonit, e njohur ndër dokumente si Shën Gjoni i Bulgrit.
Fiset e hershme të Fangut e Bulgrit:
Malshi, Trumshi, Lesi, Dedej, etj, sipas traditës përmenden që në kohën e Gjergj Kastriotit. Në dokumentet historike (të zbuluara deri tani), Malshi, Trumshi, Dedej e Dudi përmenden që në fillim shek. XVII. Nga këto fise, kanë dalë klerikë të shumtë të kishës katolike, që kanë shërbyer në zona të ndryshme të Mirditës.
Fisi i Trashajve, përmendet në dokumente në zonën e Rubikut që në shek. XV. Nga ky fis i hershëm që ka trashëguar titullin e Plakut (vojvodës) për Bulgrin, kanë dalë shumë klerikë që kanë shërbyer në zona të ndryshme: Prend Trasha në kishën e Shën Markut në Fanë në vitin 1671; Andre Trasha në katedralen e Shën Nikollit në Lezhë në vitin 1671; Dhimitër Trasha në kishën e Shën Mërisë së Shpërdhazës (Kaçinar) në vitin 1710; Anton Trasha në kishën e Shën Vlashit në Sollomun (Manati) në vitin 1753; Pjetër Trasha në kishën e Shën Nikollit në Katundin e Vjetër të Rubikut në vitin 1753, etj.
Fiset e hershme të Rubikut (Kryezez, Bulger): Trasha, Malshi, Bibaj (Bardhi), Dedej, Dudi, Drobaj, Taçi, Lesi, etj, falë qëndresës, e kanë kthyer zonën e Rubikut ndër qendra e rëndësishme të lëvizjes për liri.
| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close