KQZ: Certifikimi i kandidatëve, pas verifikimit

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1.079, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se deri më 18 janar, ky institucion do të dërgojë për verifikim në gjashtë institucione, listat e kandidatëve për deputetë, në mënyrë që më pas kandidatët të certifikohen.

“KQZ-ja do të dërgojë kërkesë për verifikim nëse kandidatët janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe këtë kërkesë do ta dërgojë në gjashtë institucione: në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në Ministri të Punëve të Brendshme, në Agjenci të Kosovës për Inteligjencë, në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes”, tha Elezi, duke shtuar se presin që nga këto institucione të marrin përgjigje deri më 20 janar.

KQZ-ja tha se verifikimi do të bëhet për të respektuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 21 dhjetor si dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close