Vasfije Krasniqi kandidate për deputete nga radhët e VV-së
Gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Vasfije Krasniqi është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për KosovaPress, vëllai i saj, Nafi Krasniqi. Ndërkohë që ka bërë të ditur se nuk do të aderojë as në partinë e Albin Kurtit, e as të Vjosa Osmanit.
“Po, Vasfija do të jetë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo do të ketë numrin 4. Por nuk aderon as në partinë e Albin Kurtit, e as do të jetë me Vjosa Osmanin. Ajo do të mbështes kauzat e saj për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, ka thënë ai për KosovaPress.
Vasfije Krasniqi Goodman në tetor të viti 2018, rrëfeu publikisht mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë. Ajo ishe viktimë e dhunës seksuale në moshën 16 vjeçare.
Comments are closed.