2020-a dhe 2016-a në garë për vitin më të nxehtë
ATSH- ANSA/ – Pas programit europian ”Copernicus”, edhe NASA e konfirmon atë.
2020-a ”po lufton” me 2016-n për rekordin e vitit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë globalisht, me një temperaturë mesatare të sipërfaqes që tejkalon atë të periudhës së referencës me 1,02 gradë mes viteve 1950-80.
”Diferenca statistikore midis viteve është minimale, por ajo që ka rëndësi”, shpjegon drejtori i GISS Gavin Schmidt, “është tendenca afatgjatë. Shtatë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat e regjistruara, duke karakterizuar kështu trendin dramatik të ngrohjes në progres”.
“Mungesa e një asistence të ngjashme këtë vit tregon se klima vazhdon të ngrohet nga gazrat serrë”, shtoi ai.
Ekzistojnë dy fenomene që kanë prekur më shumë temperaturat e vitit 2020: zjarret në Australi dhe pandemia Covid-19.
Zjarret që shënuan gjysmën e parë të vitit 2020 prodhuan aq shumë tym sa ulën rrezatimin diellor dhe ftohën pak atmosferën.
Përkundrazi, bllokimet e ndryshme të vendosura në të gjithë botën nga pandemia kanë zvogëluar grimcat e atmosferës në shumë rajone, duke lejuar më shumë rrezet e diellit të arrijnë në sipërfaqen e Tokës: kjo do të kishte rezultuar në ngrohje të vogël, por potencialisht të konsiderueshme.
Comments are closed.