Deri në mars COVAX furnizon me vaksina vetëm punëtorët shëndetësorë

Edhe pse Kosova ka lidhur marrëveshje për furnizim me vaksina kundër Covid-19 me COVAX, Pfizer dhe me Austrinë, deri tani vendi nuk është furnizuar me asnjë dozë të kësaj vaksine.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte thënë se në muajin shkurt do të furnizohemi me vaksinat e COVAX, megjithatë, nga aleanca ndërkombëtare COVAX, është thënë se në tremujorin e parë të këtij viti do ta bëjnë furnizimin me vaksina të cilat do të jenë të destinuara për punëtorët shëndetësorë.

Ndonëse Qeveria e Kosovës bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin e qytetarëve kundër Covid-19, ky plan nuk do të zbatohet njëherë.

Derisa shumë shtete kanë filluar të furnizohen me vaksina kundër Covid-19, Kosova ende nuk e ka marrë asnjë dozë të vetme të kësaj vaksine.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte thënë se Kosova do të furnizohet me vaksinat e COVAX gjatë muajit shkurt. Ai kishte kërkuar nga qytetarët që të përgatiten për vaksinim.

Mirëpo, furnizimi me vaksinat e COVAX, gjatë këtyre tre muajve do të bëhet vetëm për punëtorët shëndetësorë.

Zëdhënës në Aleancën e Vaksinave Gavi kanë thënë se në tre mujorin e parë të vitit 2021 do të furnizohemi me vaksina të cilat do të jenë të destinuara për punëtorët shëndetësorë.

Sipas tyre, pjesa tjetër e vaksinave do të shpërndahen në gjysmën e dytë të këtij viri.

“COVAX tani ka marrëveshje për të arritur gati dy miliardë doza të vaksinave. Që të gjitha 190 ekonomitë pjesëmarrëse dhe të pranueshme të COVAX do të jenë në gjendje të marrin doza për të mbrojtur grupet e prekshme në gjysmën e parë të vitit 2021. COVAX mund të planifikojë dorëzimet e para të vaksinave në tremujorin e parë të 2021, me këstin e parë të dozave, të mjaftueshme për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor”, është thënë për gazetën.

Nga kjo aleancë është thënë se synojnë që deri në fund të këtij viti të furnizojnë 20 për qind të popullsisë së shteteve pjesëmarrëse me vaksina.

Sipas tyre, furnizim me doza shtesë, përveç 20 për qindëshit, do të ketë gjatë vitit 2022.

“Kjo do të pasohet nga shpërndarja e mëtejshme e dozave për të gjithë pjesëmarrësit në gjysmën e dytë të vitit, duke synuar furnizimin me doza të barabarta deri në 20% të popullsisë së pjesëmarrësve (ose një sasi më e ulët nëse kërkohet nga pjesëmarrësi) deri në fund të vitit. Doza shtesë do të jenë në dispozicion në vitin 2022. Të gjitha dërgesat varen nga disa faktorë, siç janë miratimet rregullatorëve dhe gatishmëria e vendit”, kanë shtuar ata.

Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë nuk e kanë mohuar se gjatë këtyre tre muajve, COVAX do të na furnizojë me vaksina vetëm për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë.

Nga kjo ministri kanë thënë për Express se janë në kontakt me COVAX, dhe synimi është që një sasi e vaksinave të shpërndahet në tremujorin e këtij viti.

“Kosova është në kontakt të përhershëm me COVAX, ku ka edhe pikën e vet të kontaktit dhe se synimi është që vaksinat të cilat merren përmes këtij mekanizimi të shpërndahen (një sasi e tyre) në tre mujorin e parë 2021. Por, tashme është bërë e ditur se është ka punohet edhe me shtete individualisht, prodhues vaksinash etj. që të ketë vaksina edhe përmes rrugëve të tjera”, është thënë nga zyra për informim në MSH.

Kujtojmë që akterë politikë dhe njohës të shëndetësisë në vend ishin shprehur skeptikë që Kosova do të furnizohet me kohë me vaksinat kundër Covid-19.

Ndërsa, Shqipëria ka premtuar se do të ja ofrojë Kosovës një pjesë të vaksinave për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close