Opel ”Astra” prezantohet me një pamje të re
/ATSH-ANSA/ – Kur thoni ”Astra” mendoni në mënyrë të pashmangshme për një nga modelet që bëri historinë e Opel-it.
Njëmbëdhjetë breza, mbi një milion klientë në të gjithë Europën në më pak se 30 vjet, një sukses i paparë që nga viti 1991 i ka lejuar kësaj makine të fitojë një vend në Olimpin e makinave duke e bërë makinën e dytë të Opel-it më të shitur, pas modelit ”Corsa”.
”Astra” arrin gjeneratën e saj të njëmbëdhjetë, ”Astra K” një germë që jo rastësisht kujton emrin e pararendësit ”Kadett”, të cilit ajo i ka zënë vendin që nga vitet ’90.
Në shitje me një çmim prej 23 800 eurosh, ”Astra” e re, tashmë është gjithashtu e disponueshme në versionin e gjatë ”Sports Tourer”, në tre nivele të ndryshme zbukurimi në varësi të zgjedhjes së një versioni më të orientuar drejt komoditetit ose sportivitetit: ”GS Line”, ”Business Elegance” dhe ”Ultimate”.
Rreth 200 kilogramë më e lehtë, me një kabinë më të gjerë dhe të rehatshme, ”Astra” e re është më efikasja ndonjëherë me emetimet e CO2, të reduktuara deri në 21% krahasuar me modelin e mëparshëm.
Comments are closed.