Plesht apo shqiponjë?
Ndonjëherë, Natyra na jep mësimet më të mira. Nëse i japim vetes mundësinë për të vëzhguar, mund të kuptojmë shumë.
Nga njëra anë, pra, kemi pleshtin. Pleshti është e vetmja krijesë në botë që ka aftësinë të kërcejë 800 herë më lartë se lartësia e trupit të tij. Kështu që morën pleshtin dhe e mbyllën në një kuti të lartë 20 cm. Pleshti, natyrisht, filloi të bënte atë që di shumë mirë. Por, kur u përpoq të hidhej lart, goditi kokën në tavanin e kutisë dhe ajo dhembi. U përpoq për herë të dytë. I njëjti rezultat. U përpoq për herë të tretë. Përsëri e njëjta gjë. Sigurisht, sepse nuk i pëlqente aspak të dhimbte, e kufizoi kërcimin e tij në 20 cm. Pastaj morën përsëri pleshtin dhe e mbyllën në një kuti të lartë 10 cm. Për pleshtin tonë fatkeq, përsëri e njëjta gjë. Çdo përpjekje dhe dhimbje, çdo dhimbje dhe zhgënjim. Dhe përsëri, gjithçka që mund të bënte ishte të kufizonte kërcimin e tij në 10 cm këtë herë. Sidoqoftë, martirizimi i tij nuk u ndal këtu.
E morën pleshtin tonë dhe tani e mbyllën në një kuti shkrepëseje. Nuk vonoi shumë dhe e kuptoi se nuk mund të bënte përsëri atë që dinte dhe mundte, domethënë të hidhej lart. Kufizoi kërcimin e tij në lartësinë e vetëm një kutije shkrepëseje. Dhe diku këtu mbaroi tortura e tij dhe pleshti ynë u la përsëri i lirë në natyrë për të bërë gjithçka që donte dhe ishte krijuar nga natyra për të bërë. Vetëm se kurrë nuk kërceu më lart se lartësia e një kutie shkrepëseje. E mësoi mirë mësimin e tij.
Nga ana tjetër, kemi shqiponjën. Shqiponja krenare, e cila diku në të dyzetat e saj është përpara një problemi të madh për ekzistencën e saj. Në dilemë të madhe për jetën e saj. Hunda e saj është shumë e madhe dhe është kërrusur shumë drejt gojës, gjë që e pengon të hajë.
Thonjtë i janë rritur shumë, janë kthyer drejt lëkurës dhe nuk e lejojnë më të gjuajë prenë e saj. Dhe pendët janë shumë të rënda dhe nuk mund të fluturojë lehtë. Dy rrugë shpalosen para saj. Njëra është të pranojë fatin e saj, të falënderojë natyrën për ato që i ka ofruar dhe të vdesë me dinjitet. Tjetra është shumë e ndryshme dhe zakonisht atë ndjek. Me gjithë forcën e saj ngjitet në malin më të lartë, e vetme dhe e izoluar për tre muaj të tërë, 90 ditë izolim, ku përpiqet të rrimarë veten dhe të rilindë. Në fazën e parë thyen sqepin, duke e goditur me të gjithë forcën në shkëmbinj, duke injoruar dhimbjen.
Në një kohë shumë të shkurtër një kockë e re, e fortë dhe e shëndetshme do të ketë zënë vendin e sqepit së vjetër. Me të tani do të shkulë thonjtë e këmbëve, duke pritur që të tjerët të mbijnë, të rinj dhe të fortë. Dhe kur kjo të ndodhë, me thonjtë e rinj të fortë do të këpusë pendët e vjetra, të cilat e pengonin të fluturonte. Sapo të ndodhë kjo, e shëndetshme dhe e fortë, është gati për fluturimin e famshëm të rilindjes. Fluturimi i famshëm për në një jetë që do të zgjasë edhe dyzet vite të tëra. Aty ku çdo gjë kishte përfunduar, një tjetër jetë e tërë dhe mijëra çaste të lirisë dhe fuqisë absolute hapen para saj.
//Kalendari Enciklopedik Shqipëtar
Comments are closed.