Shkencëtarët kanë zbuluar një ‘Super-Tokë’ antike në Galaktikën tonë

ATSH-ANSA/ – Është zbuluar superToka 10 miliardë vjeçare, ndërkohë që Toka jonë është 4,5 miliardë vite e vjetër.

Ajo është pothuajse po aq e vjetër sa universi, i cili është 13,7 miliardë vjet i vjetër.

SuperToka një planet shkëmbor një herë e gjysmë më i madh se Toka jonë dhe 280 vjet drite larg Diellit.

Zbulimi i botës së re, paraqitur në konferencën e Shoqatës Astronomike Amerikane, është botuar në gazetën ”Astronomical”.

SuperToka u zbulua në sajë të teleskopit hapësinor të NASA-s, Tess (Transiting Exoplanet Survey Satellite), duke studiuar rënien e shkëlqimit të yllit të saj mëmë, të quajtur TOI-561.

Ajo përfundon një orbitë të plotë shumë shpejt, në vetëm dhjetë orë e gjysmë.

Temperatura e saj sipërfaqësore është 2 200 gradë Celsius.

“Ekzistenca e këtij planeti tregon se universi ka formuar planetë shkëmborë pothuajse që nga fillimi i tij, rreth 14 miliardë vjet më parë”, vëren Lauren Weiss, nga Universiteti Amerikan i Hawait, një nga autorët e zbulimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close